Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush janë 6 kandidatët e mundshëm që do të pasojnë Liz Truss

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,714

Kush janë 6 kandidatët e mundshëm që do të pasojnë Liz Truss​




https://pinterest.com/pin/create/bu...didatët+e+mundshëm+që+do+të+pasojnë+Liz+Truss


Dorëheqja e Liz Truss pas mandatit të saj të shkurtër si kryeministre e Britanise se Madhe, ka lënë një vend të lirë për postin e lartë në qeveri.
Le t’i hedhim një vështrim kandidatëve të mundshëm për liderin e ardhshëm të partisë Konservatore, dhe njëkohësisht për kryeministrin e ardhshëm të Britanisë së Madhe:

1– Rishi Sunak
Sunak u mund nga Truss në garën për t’u bërë kryeministër muajin e kaluar, duke mbledhur 60 399 vota kundrejt 81 326 votave të saj.
Ai ishte kancelar i Thesarit deri më 5 korrik, por dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj udhëheqjes së Boris Johnson.
Në fushatën e fundit të lidershipit, Sunak u pozicionua si kandidati i gatshëm për të treguar të vërtetat e vështira për gjendjen e financave publike në vend të “përrallave ngushëlluese”.
Deputeti konservator Steve Double tha se partia e tij duhej të bashkohej përballë një kandidati si Sunak.
“Parashikimet e Rishi Sunak për pasojat katastrofike të politikave të Liz Truss janë vërtetuar. Tani kemi nevojë për dikë si ai, që të kontrollojë situatën dhe të ecë përpara”, tha Double përpara se Truss të shpallte dorëheqjen e saj.
Ai shtoi se ishte i gatshëm të mbështeste këdo që do të siguronte udhëheqjen që nevojitej, që ishte në lartësinë e punës.

2– Penny Mordaunt
Udhëheqësja e Dhomës së Komuneve Penny Mordaunt tha se ajo do të mbante qetësi dhe do të vazhdonte përpara dhe inkurajoi të tjerët të bënin të njëjtën gjë, pas dorëheqjes së kryeministres Truss.
Një ish-ministre e Tregtisë, me përvojë në raportet e mbrojtjes dhe zhvillimit ndërkombëtar, Mordaunt kandidoi për të zëvendësuar Boris Johnson me emrin tërheqës të fushatës “PM 4 PM”.
Ajo u rendit e treta, duke humbur për pak vota një vend në daljen ballë për ballë, në të cilën ajo mbështeti Truss kundrejt Sunak.

3- Boris Johnson
A mund të rikthehet ish-kryeministri në pushtet?
Vetëm pak orë përpara njoftimit të dorëheqjes së Truss, aleatja e ngushtë e Johnson, Nadine Dorries, postoi në Twitter mbështetjen e saj për të.
“Një person u zgjodh nga publiku britanik me manifestim dhe mandat deri në janar. Nëse Liz Truss nuk është më kryeministre, nuk mund të bëhen më kurorëzime të kandidatëve të dështuar më parë. Deputetët duhet të kërkojnë kthimin e Boris Johnson, nëse jo, duhet të jetë zgjedhje lidershipi”, shkroi Dorries në Twitter.
“Dua që ju të dini se sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë, por kështu shkuan gjërat”, deklaroi Johnson në një fjalim në korrik, në Downing Street, ndërsa ai njoftoi dorëheqjen e tij.
Ai tregoi se si kishte qenë i pasuksesshëm në përpjekjen për të bindur kolegët e tij se do të ishte ekscentrike të ndryshonte qeverinë në verë.

4– Kemi Badenoch
Ish-ministrja e Barazive kandidoi në garën e lidershipit, duke thënë se ajo donte taksa më të ulëta dhe një qeverisje të kufizuar që fokusohej në gjërat thelbësore.
Ajo dukej se synonte votimin kundër diskriminimit racor, duke u ankuar për mbylljen e debatit dhe duke theksuar nevojën për të ringritur çështjen për fjalën e lirë.

5– Sajid Javid
Ish-kancelari dhe ministri i Shëndetësisë kandidoi nën emrin e fushatës “Ekipi Saj” gjatë verës, duke thënë se do të anulonte rritjen e Sigurimeve Kombëtare dhe ulte taksën ndaj kompanive në 15%.
Përpara dorëheqjes së Truss, Downing Street nuk pranoi të mohonte raportet se ajo kishte autorizuar informime kundër Javid dhe Michael Gove.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministres u tha gazetarëve se Truss kishte punuar për vite me Javid dhe Gove dhe kishte respekt të thellë për ta.
Por, ai nuk hodhi poshtë një raport të “The Times” se Truss kishte autorizuar një nga ndihmësit e saj më të afërt për të akuzuar Gove si një “sadist”.

6– Ben Wallace
Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace është një figurë e njohur brenda partisë, por ka insistuar se dëshiron të mbetet në punën e tij aktuale.
Wallace, i cili është cilësuar si një lider dhe kryeministër i mundshëm i konservatorëve, tha se ai donte që njerëzit të ndalonin së luajturi lojëra politike.
“Publiku dëshiron stabilitet dhe siguri dhe nëse qeveria dështon ta bëjë këtë, atëherë ata do të na çojnë në opozitë”, tha ai për “The Times “në fillim të javës.
“Dua të jem ministër i Shtetit për Mbrojtjen derisa të mbaroj mandati. Më pëlqen puna që bëj dhe kemi më shumë për të bërë”, tha ai.



Burimi: American Eye
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.