Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kupa e Kombeve të Afrikës, çfarë duhet të dini

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,428
1705094205078.png

Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) po afrohet gjithnjë e më shumë me mikpritësit e Bregut të Fildishtë që nisin turneun të shtunën kundër Guinea Bisau.


Senegali është kampion në fuqi pas fitores së tyre me penallti ndaj Egjiptit herën e fundit që u mbajt turneu.

Sadio Mane ishte heroi atë ditë dhe ai do të shpresojë ta udhëheqë vendin e tij drejt suksesit të mëtejshëm, megjithëse Mohamed Salah dhe Egjipti do të kërkojnë të korrigjojnë gabimet nga edicioni i vitit 2021.

Rrugëtimi i Marokut në Kupën e fundit të Botës i vendos ata gjithashtu pretendent për trofeun. Nga ana tjetër nuk duhen përjashtuar edhe emrat si Niegria, Gana dhe Kameruni.

Grupi A: Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuatoriale, Guinea Bisau, Nigeri

Mikpritësit e nisin turneun të shtunën kur përballen me Guinea Bisau.

Që nga fitimi i AFCON në 2015, Bregu i Fildishte ka dështuar të kualifikohet në dy Kupat e Botës dhe kanë dështuar gjithashtu të kalojnë në çerekfinale në skenën kontinentale.

Ata do të kenë avantazhin vendas gjatë gjithë turneut, por ndoshta mungesa e cilësisë së yjeve do t’i dëmtojë ata në fazat e fundit të garës.

Bregu i Fildishtë drejtohet nga Serge Aurier i Nottingham Forest dhe ka një skuadër që gjithashtu përbëhet nga Ibrahim Sangare, Willy Boly dhe Franck Kessie. Wilfried Zaha nuk është thirrur, megjithëse Sebastian Haller dhe Simon Adingra janë thirrur përkundër problemeve të fundit fizike.

Nigeria do të shikojë shanset e saj për një ecuri sa më të gjatë duke pasur parasysh skuadrën e saj, edhe nëse ka qenë një goditje për ta dëmtimi i Victor Boniface.

Victor Osimhen i Napoli-t u kurorëzua kohët e fundit si “Lojtari Afrikan i Vitit”, ndërsa lojtarë si Samuel Chukwueze i Milan dhe ai i Atalanta-s, Ademola Lookman e forcojnë atë që është ndoshta sulmi më i mirë në turne.

Megjithatë, shanset që Guinea Ekuatoriale ose Guinea Bisau të hyjnë në garë janë reale.

Sidoqoftë, Guinea Ekuatoriale ishte në gjendje të mbante Bregun e Fildishtë në një barazim 1-1 në vitin që ky i fundit fitoi kompeticionin në 2015, ndërsa Guinea Bisau mundi Nigerinë në mars 2023 në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Kombeve Afrikane.

Grupi B: Kepi i Gjelbër, Egjipt, Gana, Mozambik

Egjipti ka fituar shtatë tituj rekord AFCON dhe ka lojtarin më të mirë në këtë turne në skuadër, Mohamed Salah i Liverpool-it.

Ata nuk kanë skuadrën më të mirë në përgjithësi, por nëse Salah arrin formën më të mirë, atëherë “Faraonët” do të kenë të gjitha shanset për të shkuar më mirë se në vitin 2021, ku humbën ndaj Senegalit në finale.

Salah u zotua se dëshiron të fitojë kompeticionin pas largimit nga liderët e Premier League, Liverpool, por ai do të ketë nevojë për të gjithë mbështetjen që mund të marrë nga ish-lojtari i Aston Villa, Trezeguet, mesfushorin e Arsena-lit, Mohamed Elneny dhe Ahmed Hegazy të Al Ittihad, lojtarët e tjerë të shquar.

Sfiduesit e tyre më të mëdhenj nga Grupi B janë Gana, ylli i së cilës është Mohamed Kudus i West Ham.

Fytyra të tjera të njohura përfshijnë sulmuesin e Crystal Palace, Jordan Ayew, sulmuesin në formë të Athletic Bilbaos, Inaki Williams, Mohammed Salisu dhe Daniel Amartey.

Trajneri i Ganës, Chris Hughton vendosi të lërë jashtë skuadrës Thomas Partey të Arsenal-it dhe Tariq Lamptey të Brighton për shkak të dëmtimeve.

Mozambiku dhe Kepi i Gjelbër ka të ngjarë të konkurrojnë për t’u kualifikuar si një nga ekipet më të mira të vendit të tretë.

Grupi C: Senegal, Kamerun, Guine, Gambia

Senegali është kampion në fuqi pasi fitoi turneun për herë të parë duke mundur Egjiptin herën e fundit që ai u mbajt.

Megjithatë, këtë vit ata janë në “Grupin e Vdekjes” përkrah Kamerunit, Guinesë dhe Gambias.

Ata udhëhiqen nga i sapomartuari Sadio Mane, i cili shënoi golin vendimtar në gjuajtjen e penalltive që vendosi atë finale.

Senegali gjithashtu ka në radhët e tij Nicolas Jackson të Chelsea-t dhe është favorit statistikor nga “Opta” për të fituar sërish trofeun, përpara Bregut të Fildishtë dhe gjysmëfinalistëve të Kupës së Botës, Marokut.

Gjithashtu në Grupin C është Kameruni, ku një pjesë e madhe e vëmendjes ka rrethuar portierin e Manchester United, Andre Onana në javët para turneut.

Onana u largua nga Kombëtarja kamerunase pas përplasjes së famshme me trajnerin Rigobert Song dhe presidentin e shoqatës së futbollit të vendit, Samuel Eto’o, në Kupën e Botës 2022.

Pas një pensionimi të shkurtër nga futbolli ndërkombëtar, ai u rikthye në formacion në shtator, dhe pavarësisht pyetjeve për përfshirjen e tij në skuadër për AFCON, ai është atje, por nuk ka garanci se do të jetë titullar.

Shanset e tyre janë dëmtuar edhe nga dëmtimi i Bryan Mbeumo të Brentford, i cili e përjashtoi atë nga turneu.

Atyre u bashkohet Guinea, e cila mundi Nigerinë në një miqësore para turneut, dhe ka potencialisht lojtarin më në formë, Serhou Guirrassy. Sulmuesi ka shënuar 19 gola në 16 ndeshje për skuadrën e Bundesliga-s Stuttgart këtë sezon.

Guirassy çaloi kundër Nigerisë, por trajneri i tij tha se dëmtimi nuk duket shumë serioz.

Gambia është skuadra me renditjen më të ulët në turne, por nuk duhet nënvlerësuar pasi arriti në çerekfinale herën e fundit që u mbajt turneu, duke mundur Guinenë në raundin e 16-të.

Grupi D: Algjeria, Angola, Burkina Faso, Mauritania

Algjeria po kërkon të rikthehet nga fushata e tyre e mjerueshme e AFCON 2021, ku përfunduan në fund të një grupi që përfshinte Bregun e Fildishtë, Guinenë Ekuatoriale dhe Sierra Leonen.

Ata kishin hyrë në turne si një nga favoritët, të kryesuar nga ylli i atëhershëm i Man City, Riyad Mahrez.

Mahrez, tani te Al-Ahli, është ende ylli i ekipit dhe do të jetë i etur për të bërë përshtypje në atë që mund të jetë turneu i tij i fundit i madh ndërkombëtar.

Lojtarë të tjerë të shquar janë Houssem Aouar i Roma, Ismael Bennacer i Milan dhe Rayan Ait Nouri i Wolves. Kjo do të thotë, që nëse i bëjnë gjërat siç duhet, duhet të arrijnë në fazat e fundit të turneut.

Burkina Faso arriti në gjysmëfinale herën e fundit dhe përsëri do të kërkojë të shkaktojë një surprizë me lojtarë si Edmond Tapsoba i Bayer Leverkusen, Bertrand Traore i Aston Villa dhe Dango Ouattara i Bournemouth.

Dy ekipet e tjera në grup janë Angola dhe Mauritania, të cilët janë ndoshta të dobëtit e grupit.

Grupi E: Mali, Namibia, Afrika e Jugut dhe Tunizia

Ndoshta grupi më i dobët i të gjashtëve, me ekipin më të fortë, ndoshta, Tunizinë.

Tunizia mundi Francën gjatë Kupës së Botës së fundit, megjithëse evropianët e kishin siguruar tashmë kualifikimin.

Ata gjithashtu patën një fushatë të përzier në AFCON herën e fundit, duke mposhtur Nigerinë në rrugën e tyre për në çerekfinale, por duke përfunduar të tretët në grupin e tyre dhe duke u eliminuar nga Burkina Faso.

Megjithatë, është një grup shumë i hapur dhe Mali dhe Afrika e Jugut do të kërkojnë të përfitojnë nga shmangia e disa prej skuadrave më të vështira në garë.

Malit i mungojnë disa lojtarë të mëdhenj për shkak të dëmtimeve, duke përfshirë Cheick Doucoure të Crystal Palace, El Bilal Toure të Atalanta-s, Ibrahima Kone dhe ish-anësori i Southampton, Moussa Djenepo.

Megjithatë, ata kanë lojtarë të fortë në skuadrën e tyre ende duke përfshirë Yves Bissouma të Tottenham.

Afrika e Jugut ka përparuar që nga humbja e turneut të fundit me vetëm një humbje në 13 ndeshjet e fundit.

Namibia është më e dobëta pasi përfundoi në fund të grupit të saj në tre herët e mëparshme që ata kanë qenë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Grupi F: RD Kongo, Marok, Tanzani, Zambia

Maroku është favoriti për shumë njerëz për të fituar trofeun, duke shënuar performancën e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Ata arritën në gjysmëfinale ku humbën nga Franca, por u bënë kombi i parë afrikan në histori që arriti në atë fazë të turneut.

Megjithatë, shumë gjëra mund të ndryshojnë në pak më shumë se një vit, kështu që nuk do të jetë aq e thjeshtë për Marokun në një turne që nuk e kanë fituar që nga viti 1976.

Kryetrajneri Walid Regragui ka një skuadër të fortë, ku është edhe mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi dhe pritet që të shkojnë larg në garë. Përplasja e tyre me RD të Kongos më 21 janar do të ketë një ndikim të rëndësishëm në atë se kush kualifikohet në krye nga Grupi E, me “Leopardët” që zotërojnë shumë përvojë në këtë turne dhe përfunduan të tretët në 2015.

Tanzania është skuadra e dytë më e ulët e renditur në turne dhe ka një skuadër që përfshin lojtarë nga ligat shumë të ulta të futbollit anglez.

Ndërkohë Zambia do të shikojë të përparojë si një nga skuadrat më të mira të vendit të tretë.

//albanianpost
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.