Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Konfirmohet, Mitsotakis-Erdogan do takohen të dielën në Stamboll

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,764

Konfirmohet, Mitsotakis-Erdogan do takohen të dielën në Stamboll​



c.png



Pasi është publikuar në mediat turke, edhe Athina zyrtare , nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë, ka konfirmuar lajmin se ditën e dielë 13 mars, e ashtuquajtura edhe e Diela e Ortodoksisë , Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takojë në Stamboll presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan .

Takimi merr një rëndësi të veçantë pasi Erdogan dy vjet më parë, gjatë krizës së refugjatëve në Evros, kishte deklaruar se nuk donte të ulej në të njëjtën tryezë me kryeministrin grek. Ftesa për një drekë miqësore në shtëpinë e tij konsiderohet një lëvizje e një rëndësie të madhe.

Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s, nuk pajtohen për një sërë çështjesh tepër të rëndësishme që nga hapësira ajrore, kufijtë detare në Mesdheun lindor, emigracioni dhe çështja qipriote,ndërsa shtojnë çdo vit buxhetet dhe arsenalin e tyre ushtarak.

Ndërsa mediat turke publikuan se dy liderët do të flisnin për të gjitha këto çështje duke përfshirë çmilitarizimin e disa ishujve të Egjeut apo edhe të ashtuquajturin “Atdheu Blu” (kufijtë detarë të cilët pretendon Ankaraja) , pala greke ka shpejtuar të bëjë me dije se do të flasin kryesisht për pushtimin rus të Ukrainës, pasi sa u takon çështjeve dypalëshe, qëndrimet e Greqisë mbeten të pandryshuara.

“Në këto rrethana të vështira globalisht, të dy vendet, pavarësisht dallimeve , përballen me sfida të përbashkëta për një sërë çështjesh,” u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë, Gannis Oikonomou mesditën e sotme. “Këto sfida duhet të trajtohen në një logjikë të zgjidhjes së problemeve dhe jo të shtimit të të sfidave të reja.

Ai shtoi se “pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar realitetin në lidhje me sigurinë në Evropë”.
Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, Greqia dhe Turqia ranë dakord vitin e kaluar për të rifilluar bisedimet eksploruese në lidhje me çështjet për të cilat kanë pozicionime të ndyshme, por thuajse nuk kanë bërë asnjë përparim

Vlen të përmendet se takimi i dy liderëve vjen pak ditë para udhëtimit të z. Mitsotakis në SHBA dhe shërben si një mesazh ndaj Uashingtonit dhe Ankarasë se dialogu mund të fitojë terren kundër agresionit dhe shkeljes të së Drejtës Ndërkombëtare .


Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.