Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kel Kodheli

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Kel Kodheli, mjeshtri i pikturës realiste shqiptare, ai që sfidoi në kapërcyellin e kohërve​





Ishte e vështirë t’i përkisje një kohe ngërthimesh të përdhunshme etike-estetike, por jo e pamundur të mbeteshe i papërlyer, aq sa të mos ndiheshe në faj. Arti shpëtoi Kel Kodhelin dhe vetë mjeshtri mundi të mbronte nga shpërbërja e antivlerës, pikturën, shenjtërinë e penelit dhe kavaletit.

Më 18 shkurt 2006, ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare piktori shkodran Kel Kodheli. Pothuajse e gjithë veprimtaria e tij krijuese shtrihet në periudhën e sundimit të realizmit socialist. Si për çdo artist edhe për të, ndërtimi i një identiteti estetik nën trysninë e privacioneve dhe kodeve të rrepta të antikulturës, do të ishte një sfidë më vete. Megjithatë ai diti të ishte një përfaqësues dinjitoz në një arenë kacafytjesh me kufizimet. Kodheli, vërtetë nuk zgjodhi të ishte një martir i artit avangardë në një sistem totalitar, por kjo nuk i privoi atij të drejtën të ishte një nga përfaqësuesit më të spikatur të traditës shqiptare të artit viziv. Duket se arma e tij më e fortë në përballje me regjimin ishte pikërisht tematika që zgjodhi të përbënte sublimen krijuese. Të pakta ishin punët, të cilat mund ta kridhnin në shtjellën e paragjykimeve. Trajtimi i temës historike por edhe asaj tematike e bënë atë më të admiruar dhe të imunizuar nga ndikesat e realsocit. Piktura e Kel Kodhelit shquhet për dinamikë dhe puls, shprehi dhe densitet. Ngjyra dhe forca kumtuese janë ngasëse në telajot e Kodhelit. Ato arrijnë të kenë një marrëdhënie intensive me shikuesin. Personazhet e rëndësishme historike, dhe jo vetëm, duke ardhur përmes penelatave dhe ngjyrës, forcës përtëritëse dhe përfytyruese, vijnë për të mbetur gjithnjë në adhurimin e artdashësit si në një marrëdhënie krenarie. Arti në përgjithësi, piktura në veçanti, kanë gjetur tek shkodrani fisnik një shpirt energjishë përtëritëse, një ndjenj thellësisht kombëtare, e cila shfaqet kaq ngulmuese dhe e fuqishme, kaq e afërt dhe përjetuese.

Ai ishte nga të paktët artistë të brezit të tij që i rezistoi hakërrisë së anatemës. Kel Kodheli triumfoi në kapërcyellin e kohës dhe ndikesave, detyresave dhe imponimeve falë talentin dhe sprovës, falë mjeshtërisë së përfituar në një nga shkollat prestigjioze evropiane, siç është Akademia e Arteve të Bukura të Romës. Ai lindi të ishte një piktor më shumë se një revolucionar. Diti të ishte i përkorë si njeri dhe si koleg. Kurrë nuk e promovoi Uni-n duke përdorur diçka tjetër veç tablosë. Gjithçka që ne na është mëkuar prej korpusit artkumtues të Kel Kodhelit është vetëm penelata, veçanti e punëve të tij. Pikturat e krijuara në periudhën e realizmit socialist ishin të drejtuara në tematikë dhe shprehi ndjesore të reduktura, por piktori Kel Kodheli, ka ndryshuar nga të tjerët. Si piktor, ai është mirëfilli realist dhe tematika e tij përbëhej më tepër nga materia kombëtare sesa nga ajo politiko-sociale.

Kel Kodheli lindi në Kodhel të Shkodrës, më 24 dhjetor 1918, prenga do të largohej në moshën 6-vjeçare bashkë me familjen për në Tiranë. Pas kryerjës së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoj arsimimin e mesëm teknik, por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Prindërit e tij, babai Gega dhe nëna Çile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e mëtejshëm të djalit të tyre, i cili do të hynte triumfalisht në historinë e pikturës shqiptare. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën, kjo ngase ajo ishte e apasionuar për qëndimën në kostumin kombëtar. Gjithsesi ai ishte i përgjedhur i fatit të ishte një piktor, një emër i rëndësishëm i tablosë shqiptare, një personazh ndryshe në panoramën e vlerës artistike. Asokohe Kel Kodheli do të vazhdonte studimet në Romë në atelienë e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943. Për një periudhë 10-vjeçare ai punon në Bankën Kombëtare, si modelues. Me 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e titulluar “Gruaja që i ka vdekur burri”. Dy dekada të tjera i urti dhe penelata e ngjyrave të forta dhe thellësisë shprehëse, Kel Kodheli do të kontribuonte në Lice duke dalë në pension si mësues.

Pikturat e tij më të njohura dhe që përbëjnë një pjesë të galerisë dhe korpusit të tij krijues janë: “Vallja e shpatave”, “Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”. “Lahutari”, “Portret shkodraneje”. Piktori i ngjizur në shkollat e Romës, i ushqyr me shpirtin e rilindjes së artë, nuk mund të shuhej pa lënë pas të tjera punë, në një tjetër kohë. Ai iu përkushtua pikturës moderne, e pse jo dhe nudove, ndoshta si shpagë e një borxhi të asaj që ai kishte në shpirt të ushqyer me zjarr dhe pasion, hove që nuk do t’i ndrydhte për t’i marrë me vete në varr.

Më 24 dhjetor 2003, Presidenti i askohshëm Alfred Moisiu, i dorëzon Kel Kodhelit në shtëpinë e tij çmimin “Piktor i Merituar”. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të tij.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.