Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Katër studentë universiteti vriten barbarisht, në një nga krimet më të rënda që policia ka parë në SHBA

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Katër studentë universiteti vriten barbarisht, në një nga krimet më të rënda që policia ka parë në SHBA​



kop.png



Në fundjavë policia amerikane u thirr në një shtëpi në Idaho ku u përball me skenën e rëndë të trupave të katër studentëve amerikanë universiteti të masakruar.

Autori ose autorët e panjohur, janë ende në arrati dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me studentët e Universitetit të Idaho Ethan Chapin, 20 vjeç, Madison Mogen, 21 vjeçe, Xana Kernodle, 20 vjeçe, e Kaylee Goncalves, 21 vjeçe, të cilët ishin kthyer në shtëpi pas një nate në bar, në orët e para të së dielës tragjike të 13 nëntorit.

Ajo që përshkruhet nga policia si një nga skenat më makabre të krimit që kanë parë, është vrasja e studentëve që besohet se ka ndodhur mes orës 3 e 4 të mëngjesit, me një armë të mprehtë.

Policia vendore e federale po bashkëpunojnë me FBI për ngjarjen që ka shokuar komunitetin mbarëamerikan, por ende asnjë nuk është arrestuar.

Policia ka konfirmuar vetëm disa nga faktet e natës fatale.

Kreu vendor James Fry tha në një konferencë se viktimat kishin dalë së bashku në barin pranë kampusit universitar ‘Mogen and Goncalves’ dhe u kthyen në shtëpi rreth orës 1.45 të natës.

Nuk është e qartë se kush ka telefonuar në numrin e emergjencës 911 por dy studentë të tjerë ishin në banesë në kohën e incidentit që nuk janë plagosur.

Zyrtarët shtonin se nuk kishte prova për hyrje mne forcë në banesë dhe dy studentët e mbijetuar kanë bashkëpunuar me autoritetet.

Ata thanë për rrjetin Daily Mail se vrasja e katërfishtë ishte një nga skenat më të këqija që kishin parë.

Teksa hetimet vazhdojnë, Fry nxiste studentët e kampusit të qëndronin vigjilentë pasi nuk kishte siguri nëse rreziku është larguar.
 

Policia në SHBA arreston autorin e dyshuar të vrasjes brutale të katër studentëve në Idaho​



dah.png



Autoritetet në SHBA thanë sot se kanë arrestuar një 28 vjeçar të diplomuar për “drejtësi kriminale”, si autor i dyshuar të vrasjeve makabre të katër studentëve të Universitetit të Idahos një muaj më parë.

Të dhënat e arrestimit të raportuara nga rrjeti DailyMail.com tregonin se 28 vjecari Bryan Christopher Kohberger, u arrestua nga forcat speciale në Scranton, Pennsylvania, herët mëngjesin e sotëm.

Një makinë e bardhë tip Hyundai Elantra – e njëjtë me modelin e kërkuar në lidhje me vrasjet, u sekuestrua nga policia në shtëpinë e Kohberger.

Studentja 21 vjeçare Kaylee Goncalves, 21 vjeçarja Madison Mogen, 21, dhe 20 vjeçarja Xana Kernodle, u qëlluan për vdekje me thikë ne nje banese në qytezën Moscow, Idaho, më 13 nëntor, ndërsa i dashuri i Xana, Ethan Chapin, 20 vjeç në vit të parë, gjithashtu u vra në masakër.

Arrestimi i sotëm ishte avancimi i parë në krimin tronditës.
Burimet thonin se autoritetet kishin identifikuar prej disa kohësh Kohberger si të dyshuar dhe e kishin ndjekur në Pennsylvania dhe në malet Pocono – më shumë se 2500 km larg Idaho ku kishin ndodhur vrasjet.

Sipas informacioneve Kohberger vazhdon studimin për doktoraturë në Washington State University, dhe nuk ka qenë student në Idaho.

Policia nuk ka dhënë ende më shumë informacione por raportohet se si pjesë e studimit të tij, Kohberger postonte më herët një sondazh në rrjetet sociale për “emocionet dhe tiparet psikologjike që influencojnë kryerjen e një krimi”.
Kohberger mori masën e paraburgimit në gjykatë pas arrestimit dhe autoritetet thanë se do të japin një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës.
Zyrtarët dhe publiku ishte shtangur nga brutaliteti i vrasjeve dhe kishte bërë disa herë apel për ndihmën e publikut.

Mjekët ligjorë thanë e secili nga studentët kishte disa plagë thike dhe se ishin vrarë në pabesi teksa flinin.

Policia nuk kishte gjetur prova për sulm seksual por plagët në trupin e viktimave tregonin se ata ishin përpjekur të luftonin sulmuesin.

Zyrtarët thanë se besojnë se ata ishin vrarë rreth orës 3 ose 4 katër të asaj nate, ndërsa kanë hetuar rreth 20,000 pjesë informacioni dhe kanë marrë në pyetje mbi 300 njerëz për ngjarjen.

Por vonesat dhe mungesa e zhvillimeve në hetime ka sjellë zemërim dhe ankesa nga komuniteti për angazhimin e policisë në vrasjet e padëgjuara më parë.


po-1-8.png



Një 28 vjeçar të diplomuar për “drejtësi kriminale”, autor i dyshuar të vrasjeve makabre të katër studentëve


Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.