Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit, vdes njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit, vdes njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks​

Nga
American Eye




Një iranian që jetoi në një aeroport të Parisit për 18 vjet ka vdekur.

I kapur në një harresë diplomatike, Mehran Karimi Nasseri bëri shtëpinë e tij në vitin 1988 një zonë të vogël të aeroportit Roissy Charles de Gaulle.

Përvoja e tij frymëzoi filmin e vitit 2004, ‘The Terminal’, me protagonist Tom Hanks, shkruan BBC.

Nasserit përfundimisht iu dha e drejta për të jetuar në Francë, por ai përfundoi duke u kthyer në aeroport disa javë më parë, ku vdiq nga shkaqe natyrore, tha një zyrtar i aeroportit për AFP.

I lindur në vitin 1945 në provincën iraniane të Khuzestanit, Nasseri fillimisht fluturoi në Evropë në kërkim të nënës së tij.

Ai kaloi disa vite duke jetuar në Belgjikë, pasi ishte dëbuar nga vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën dhe Gjermaninë për shkak të mungesës së dokumenteve të sakta të imigracionit. Më pas ai shkoi në Francë, ku e bëri shtëpinë e tij terminalin 2F të aeroportit.

I vendosur në stolin e tij, i rrethuar nga karroca që përmbanin pasuritë që kishte grumbulluar, ai i kalonte ditët duke shkruar për jetën e tij në një fletore dhe duke lexuar libra e gazeta.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe regjisorit Stephen Spielberg, i cili drejtoi The Terminal, me Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Pas publikimit të filmit, gazetarët u dyndën për të folur me njeriun që kishte frymëzuar një film të Hollivudit. Në një moment, Nasseri, i cili e quajti veten “Sir Alfred”, jepte deri në gjashtë intervista në ditë, raporton Le Parisien.

Pavarësisht se iu dha statusi i refugjatit dhe e drejta për të qëndruar në Francë në vitin 1999, ai qëndroi në aeroport deri në vitin 2006, kur u dërgua në spital për t’u trajtuar për një sëmundje. Më pas ai kaloi kohë duke jetuar në një bujtinë duke përdorur paratë që kishte marrë për filmin, raporton gazeta franceze Libération.

Nasseri u kthye në aeroport disa javë më parë, ku jetoi derisa vdiq, tha një zyrtar i aeroportit.

Atij iu gjetën disa mijëra euro në posedim, shtoi zyrtari.

https://www.facebook.com/sharer.php...t-vdes-njeriu-qe-frymezoi-filmin-e-tom-hanks/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.