Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Jeta e ish-mbreterve pasi u rrezuan nga fronet

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Jeta e ish-mbreterve pasi u rrezuan nga fronet​



https://www.*************/fotoshqip/1322826572-jeta.jpg
Jeta pas karriges së fronit për ta ka qenë e vështirë. Nga froni mbretëror kanë arritur të bëjnë punë nga më të rëndomtat. Kjo vetëm pasi janë dëbuar nga vendi ku prindërit apo edhe gjyshërit e tyre kanë drejtuar vite me radhë. Madje jo vetëm kaq, jeta pas pelerinës mbretërore i ka dërguar për disa ditë edhe në qeli. Pas gjithë këtyre rënieve, ata janë ringritur përsëri, ku dikush është bërë biznesmen i fuqishëm, dikush ka kandiduar në vendin e tij, por jo për fronin mbretëror, por për atë të kryeministrit. Madje edhe pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu, pati tentuar të hyjë përsëri në jetën politike të Shqipërisë, për të qenë përsëri në krye ashtu siç pati babai i tij në vitet ’30.

*Mbreti Gyanendra
Ish-mbret i Nepalit


Ish-mbreti nepalenes Gyanendra, i fundit monark në botë i Hindu, iku nga froni më 28 maj, pasi nepalnezët zgjodhën Alsamblenë Kushtetuese duke shfuqizuar dinastinë mbretërore që ishe në fron që prej 239 vitesh. Asambleja ishte kulmi i procesit të paqes duke përfunduar kështu dekadën e gjatë të kryengritjeve, gjatë të cilave Gyanendra armiqësoj dy anët ku në befasi bëri një kërkesë për të fuqizuar veten dhe për këtë më pas në vitin 2005 i jep fund qeverisjes. Pas votimeve, zyrtarët e Nepait i praqisin Gyanendra në një shkresë se duhet të lërë për 15 ditë vendin duke e dëbuar nga Nepali.

Faktorët mbretëror: Gyanendra erdhi në pushtet në 2001, pas vdekjes së vëllai të tij mbretit Birendra. Ky i fundit vdiq gjatë një darkë familjare ku ishin edhe pjestarë të tjerë të familjes. Princi Dipendra, i cili vdiq pasi ishte qëlluar me armë, madje ai është fajësuar edhe për një masakar. Ndërkohë që disa besojnë ende që Gyanendra kishte një rol në këtë vrasje.

“Ai na tha ne që të mos tu besojmë thashethemeve dhe kështu që ai nuk mund të lëviste asetet mbretërore jashtë vendin dhe të shkatërronte ndonjë dokument”.
Ministria e brendshme në Nepal Krishna Sitaula, lajmëroi se Gyanendra ishte dakord që të lindte pallatin mbretëror në Katmandu dhe të jetonte në një shtëpi të zakonshme.

*Simeon Saxe- Coburg-Gotha
Ish-mbreti i Bullgarisë, ish-kryeministër


Saxe-Coburg-Gotha ishte 6 vjeç kur u bë mbret i Bullgarisë në 1943. Ai qëndroi në krye të mbretërisë për tre vite, ku më pas këshilli arriti ta godas dhe të shfuqizoj monarkinë dhe Saxe-Coburg-Gotha u dëbua në 1946. Pas kësja u stabilizua në Madrid, në Spanjë, së bashku me nënën e tij. Kur bullgaria ishte nën qeverisjen e komunistëve, Saxe-Coburg-Gotha u bë një biznesmen i fuqishëm. Ai u rikthye në atdhe në 1996 dhe formoi një parti politike, e cila fitoi zgjedhjet në Bullgari në 2001 dhe e bëri atë kryeministër të vendit. Kur ishte në postin e kryeministrit deri në 2005, Saxe-Coburg-Gotha ishte shumë i kujdesshëm për të mos ju drejtuar atij si një mbret. Gjithashtu ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga titulli i tij mbretëror. “I parapëlqej të theksoj që puna ime është kryeministër i Republikës së Bullgarisë”, i tha ai Charlie Rose në 2001.
Faktorët mbretëror: Ai është i pari monark që heq dorë nga froni pasi fitoi “fuqi” në zgjedhjet demokratike.

“Unë nuk kam studiuar për këtë punë specifike, por kur gjërat ndodhin, dhe një njeri do të duhet të jetë besnik me çdo perosn”. —Simeon Saxe-Coburg-Gotha


Constantine II
Ish-mbret i Greqisë


Djali i vetëm i mbretit Paul të parë dhe mbretëreshës Frederica. Constantine i dha fund mbretërisë së tij në 1967, pas 9 vitesh drejtim. Pas dështimit të një plani për goditje të befasime një vit më vonë, monarku 28 vjeçar shkon në Itali dhe më pas në Britaninë e Madhe. Në vitin 1947 Greqia pati zgjedhjet nga të cilat vetëm 30 për qind e popullsisë e donin Constantinin të rikthehej, por në këtë vit ai hoqi dorë vetë nga kurora. Constantine në vitin 1994 pati një tjetër krizë. Në këtë vit Parlamenti miratoi një ligj i cili i hiqte të drejtën e pronës dhe së bashku me të edhe shtetësinë. Që nga ajo ditë ai refuzoi të pranonte që ai nuk ishte grek. Pasi qëndroi në Londër për afro 30 vitesh Constantine u lejua të kthehej në atdhe në 2004 për lojërat olimpike. Gjithashtu ende nuk i “dhuruan” atij qëndrimin e përhershëm në këtë vend. Ai pjesën me të madhe të kohës e ka kaluar në Angli së bashku me 5 fëmijët e tij dhe punon si kryetar i Round Square, një organizatë ndërkombëtare që merret me diversitetin kulturor.

Faktorët mbretëror: Constantine fitoi një medalje ari në lojrat olimpike në 1960 për lumndim. Ai është kushëriri i princit Philip në Britanin e Madhe dhe një nun i mirë për Princin Ëilliam. Motra e tij Sofia, është mbretëresha e Spanjës.

“Data 21 prill ishte dita më e keqe e jetës sime”

* Michael I
Ish-mbret i Rumanisë


Michael erdhi në pushtet kur ishte 5 vjeç, pas gjyshit të tij, mbretit Ferdinand I, i cili vdiq më 1927. (Babai i tij, Carol II, e refuzoi fronin pasi u arratis së bashku me të dashurën e tij duke fituar edhe pseudonimin “mbreti playboy”). Fitoret e
Michael morën fund nga regjimi komunist, i cili nuk zgjati shumë. Pas luftës së Dytë botërore vala e drejtimit të Stalinit zuri edhe Rumaninë dhe në 1947, Michael u detyrua të heq dorë nga froni. Menjëherë pas kësaj ai shkoi në Zvicër ku punoi si pilot për një kompani aviacioni dhe më vonë si komisioner i një firme amerikane. Në 2000, parlamenti rumun id ha të drejtën atij të jetoj në pallatin mbretëror derisa ai të dëshiroj. Michael mbetet më i populluar në Rumani.
Faktorët mbretëror: Michael është i fundit që jeton dhe që ka qenë në krye të shtetit dhe ka drejtuar ata gjatë luftës së Dytë Botërore, ai ka drekuar edhe me Adolf Hitler. Ai është stërnipi i mbretëreshës Victoria dhe kushëriri i tretë i mbretëreshës Elizabeth II.
“A ka ndryshuar emri im? Pse me thërret mua “madhëri”?”

*Reza Pahlavi
Ish-Princi of Iran


Pahlavi, djali më i madh i shahut të fundit të Iranit, udhëtoi drejt atdheut të tij kur ishte 17 vjeç, në vitin 1979 në prag të revolucionit iranian. Zbarkoi në bregdetin amerikan, u arsimua në Universitetin jugor të Kalifornisë. Nga kritikat e regjimit islamik të Teheranit, Pahlavi shkoi të jetonte në Amerikë dhe shpesh herë shpërndante fjalime që lavdëronin virtytet jo fetare dhe demokratike të Iranit.

Faktorët mbretëror: Pahlavi është trajnuar si aviator i aeroplanit gjuajtës.
“Kur ju keni një mesazh Robin Hood, ju jeni një njeri i trash”

*Vittorio Emanuele
Ish-Prin i Italisë


Nipi i mbretit Victor Emmanuel III, Vittorio u dëbua që në moshën 9 vjeçare, kur u përmbys monarkia italiane në vitin 1946. Për 50 vjet udhëtoi dhe më pas në vitin 2002 u rikthye në Itali. Në 2006, ai u arrestua me akuzën e shfrytëzmit të prostitucionit dhe kumarit të paligjshëm. (Ai u arrestua poshtë shtëpisë së tij dhe u lirua më vonë.) Në 1991, ai u deklarua i pa fajshëm për vrasje pa paramendim nga gjykata e Parisit në lidhje me vrasjne e një turisti gjerman në vitin 1978 në Korsika.

Faktori mbretëror: Dënoi Dukën e Aostas, një “rival” trashëgimtar i një froni që nuk ekziston, në përballjen e 2005 në një dark të mbretit Juan Carlos të Spanjës.
“Unë isha i gabuar, por unë arsyetova po gjykimet franceze”

*Kigeli Ndahindurwa V
Ish-mbret i Ruandës


Kur reporterët lokalizuan ish-mbretin e Ruandës Kigeli Ndahindurwa V në 1994, ai ishte duke aplikuar për stampën e një ushqimi në Maryland. Ai u rrëzua nga froni në 1960, pas një goditje të befasishme nga qeveria e Belgjikës. Ndahindurwa shkoi në Kenya para së të merrte azilin politik në Amerikë në 1992. pas masakrës në Ruanda midis Hutus dhe Tutsis, ish-mbreti u kthye në SHBA. Ai i tha BBC vitin e fundit ai dëshiron të kthehet sërisht në Ruanda dhe të rifitojë fronin, por të gjithë këtë mund ta bëjë vetëm më mbështetjen e njerëzve në Ruanda.

Faktorët mbretëror: Ai është shumë i gjatë dhe asnjëherë pa shokun e tij të fëmijërisë dhe asistentin e tij, Boniface Benzinge, i cili zakonisht qëndron mbrapa mbretit dhe bënë fjalime për të.

“Mbreti është si babai për kombin…Të gjithë fiset janë si fëmijët e tij”

*Leka Zog
Pretendent për mbret në Shqipëri


Që në fëmijëri djali i mbretit Zog në Shqipëri u dëbua nga atdheu kur ai drejtohej nga pushtuesit fashist në 1939. I pa lodhshëm për të rimarrë fronin pas rënies nga ai, Leka i Para bëri një përpjekje për të rihyrë në vend në 1939, por plani i tij u prish pasi pasaporta ishte listuar me punësimin e tij si “mbret”. Ai më në fund mund të fitonte në 1997 kur u bë një referendum në qoftë së do të rikthehej monarkia. Ajo e rrëzoi shumë larg. Ai vdiq dje pa e plotësuar dot ëndrrën e tij.

Faktorët mbretëror: Leka u dëbua nga Spanja me dyshimin e shpërndarjes së stemave, me një çmim nga ai cili më as edhe u arrestua në Bangkok.

Shtesë të fakteve mbretërore: Në vitin ai lidhi vetë një miqësi mbretërore me Ronald Reagan. Si dhuratë ai i dërgoi të ardhmen e Presidentit të SHBA, një elefant të vogël të quajtur Gertie, një mendim i parafinuat i Nancy Reagan .

“Unë jam mbi të gjithë partitë politike, vetëm me vetën time”.

*Esther Kamatari
Ish-princeshë e Burundit


Kamatari e kaloi fëmijëri si një princeshë në Burundi, një vocërrake afrikane, e cila jetonte në nj vend mes Rwandas dhe Tanzanisë. Në 1970, në moshën 19 vkeçe ajo u largua në qeteti i saj, pasi disa pjesëtar të të familjes së saj mbretërore u vranë, duke përfshirë edhe babain, vëllain dhe mbretin King Mwambutsa IV. Kamatari shkoi në Paris, ku në këtë vend u bë një shkrimtare dhe një modele. Në 2004, Kamatari deklaroi se kishte në plan të kandidonte për presidente në vendin e saj, ku dhuna etnike ka marrë më shumë se 300 mijë njerëz në 10 vite. Në vitin 2005 në Burundi u zhvilluan zgjedhjet e para të lirë në 12 vjet, emri i saj asnjëherë nuk arriti të shënohej në fletën e votimit.
Fakte mbretërore: Kamatari ishte modelja e parë afrikane në Francë.

“Pse duhet të kem frikë kur shumë njerëz në Burundi kanë vdekur? Gjithsesi, unë besoj që kur koha juaj të mbarojë, koha juaj do të mbarojë.”

*Alexander Karadjordjevic
Princ i Serbisë, (ish-princ i Jugosllavisë)


Karadjordjevic, u dëbua si një njeri i pa përshtatshëm, babi i të cilit King Peter II, u largua nga vendi pas pushtimit nazist në 1941. Një ushtar britanik u kthye në biznesmen, i cili dëshironte të ishte monark para kthimit në pallatin e tij në Beograd në 2001

Dhe të krijonte lobin e tij monarkistë. Pavarësisht aspiratave të tij mbretërore roli i Alexander, ishte shumë zyrtare, sa që ai fitoi vëmendjen e të përditshmeve në Serbi, pasi u miratua në Bashkimin Evropian dhe nuk ishte dakord me pavarësinë e Kosovës.

Fakte mbretërore: Kur Alexander lindi në hotelin Claridge në Londër, në 1945, Britania ia dorëzoi dhomës së Jugosllavisë si pretendent i fronit mbretëror.
“Nuk është ar, nuk janë bizhuteri, nuk janë para. Janë ndjenja dhe është simbolizëm dhe është histori dhe është shpresë”.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.