Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Historia e nje Prrillit! Argumentoni!

tetka

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Jan 12, 2019
Mesazhe
389
1 Prilli, prejardhja dhe
historia e ditës së gënjeshtrave


Në Evropë, sikurse edhe në Shqipëri, 1 prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave apo më mirë dita e shakave. Kjo shaka, që përsëritet çdo vit, sipas historisë ka nisur nga romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus.

Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti francez Karli IX. Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri.

Në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe. Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër shaka me një të rritur. Ata që e kanë bërë edhe më të këndshme ditën e gënjeshtrave janë edhe mediat. P.sh. rrjeti televiziv “BBC” në 1 prill 1957 publikoi një kronikë sipas së cilës fshatarët zviceranë korrnin makarona nga pema. Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave janë francezët.


KOMENTE
 
une asnjer skam genjyer... sepse nk di skuqem edhe qesh nk rri dot serioze ??as historia sme ka interesu.
 
Unë një herë kam gënjyer në vegjëli mamin shumë keq, dhe që prej asaj dite hoqa dorë së gënjyeri në 1 prill.:)
Kurse ditet e tjera i qaj gënjeshtrat :p ( shaka)

Ps: flm për informacionin tetka.
 
Mbaroi festa grave 1 prrili.meshkujt e festojn ter vitin ? apo e thash te kunderten ??????
 
Asnji me na thone i kokerr genjeshtre sot...edhe te ai qe kisha shpresa snuk lol
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.