Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Duhet të jeni më të duruar” Horoskopi , e martë 10 janar 2023

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,970
Dashi

Jeta juaj ne çift do jete tejet e privilegjuar gjate kësaj dite. Do keni besim te plote tek partneri dhe me te do ndiheni te sigurte për te bere edhe ndonjë çmenduri. Beqaret do përzgjedhin tej mase dhe nuk do arrijnë dot as sot ta gjejnë personin qe kane ëndërruar. Financat nuk do i menaxhoni dot ashtu si do donit kështu qe gjendja ka për te qene ende delikate.

Demi

Venusi premton gëzim pafund dhe emocione te veçanta gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni për asnjë moment te mërzitur. Beqaret nuk do kenë mundësi për lidhje serioze, por nuk do ju mungojnë rastet për aventura kalimtare te jashtëzakonshme. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë merrni garanci ose bëni parashikime para se te bëni investime te mëdha.

Binjaket

Kjo e sotmja do jete një dite pozitive për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do i pushtoje edhe pasioni i zjarrte. Beqaret do kenë takimin me te veçanta te jetës se tyre. Me personat e rinj shume shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.

Gaforrja

Duhet te jeni me te duruar sot ju te dashuruarit ne mënyrë qe t’i kaloni shpejt disa mosmarrëveshje te vogla qe do ju dalin. Po u nxituat mund te thoni gjera te pamenduara dhe te gabuara. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te dashurisë se madhe, por pa ndonjë rezultat. Sektori i financave ka për te qene euforik. Do kryeni çdo lloj shpenzimi qe keni dashur.

Luani

Jeta juaj ne çift ka për te pasur goxha tronditje gjate kësaj dite. Nuk do doni te toleroni aspak dhe gjate gjithë kohës do mundoheni te dale e juaja. Beqaret do interesohen mjaft për një person, por kur ta kenë me pranë do zhgënjehen. Ende nuk do ketë ndryshime ne status. Sektori i financave ka për te qene shume here me i mire dhe me i qëndrueshëm.

Virgjeresha

Nëse kohet e fundit keni kaluar dite te vështira dhe te turbullta ju te dashuruarit, sot gjerat do fillojnë te normalizohen. Dielli do ua ngrohe lidhjen dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet te maten disa here para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te gabojnë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri kështu qe mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Peshorja

Edhe pse gjerat do jene me te vështira sot për ju te dashuruarit, serish do ja dilni mbanë te ruani një klime te ngrohte. Durimi, qetësia dhe mirëkuptimi janë çelesta për ta arritur këtë. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë gjithë kohës me këmbë ne toke sepse ne te kundërt do gabojnë dhe do lëndohen. Financat do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mos u shqetësoni.

Akrepi

Çiftet do kenë disa mosmarrëveshje te vogla ne orët e para te mëngjesit, por pas mesditës situata do filloje te normalizohet. Ju te dashuruarit do keni një takim te jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju beje te ndiheni shume me mire. Financat do dini si t’i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nen kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhe.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do rrjedhe me se miri gjate kësaj dite. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi duke shprehur me tepër ndjenjat ambienti do jete plot ngjyra. Beqaret nuk do kenë për çfarë te qahen për asnjë moment sepse miqtë e ngushte nuk do i lënë te mërziten aspak. Buxheti ka rrezik te destabilizohet tej mase për shkak te disa shpenzimeve te pamenduara qe keni kryer.

Bricjapi

Kjo e sotmja nuk do jete dita ideale për te marre vendime shume te rëndësishme reshtu qe me mire mos tentoni. Mundohuni vetëm te ruani një klime sa me te ngrohte. Beqaret do e dashurojnë edhe me shume jetën pasi te realizojnë një takim mbresëlënës gjate pushimit te drekës. Ne planin financiar, sido qe te jete situata juaj, mire është te shmangni investimet e konsiderueshme.

Ujori

Ka rrezik qe sot te ketë trazira dhe debate mes jush dhe atij qe keni ne krah. Mosmarrëveshjet kane për te qene goxha te forta. Për beqaret gjerat do fillojnë te marrin tjetër drejtim. Disa te afërm do i prezantojnë me persona mjaft tërheqës dhe serioze. Merkuri do jete planeti qe do ju ndihmoje t’i stabilizoni dhe madje edhe t’i përmirësoni te ardhurat. Do ndiheni mire ne këtë plan.

Peshqit

Ju te dashuruarit duhet te jeni me serioze dhe me te kuptueshëm gjate kësaj dite sepse sot do jete një dite disi e ndërlikuar. Po e kaluat me sukses ditën gjerat do fillojnë te përmirësohen me vone. Beqaret do jene tmerrësisht joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Gjendja financiare do jete goxha e kënaqshme edhe pse do kryeni pak me tepër shpenzime nga zakonisht.
 
E shyqyr mbas vitesh hosroskoop fukara na doli 1 here i pasur me ngjarje?
 
Per durim ... gjithmonë
 
Epo bereqaves....
 
Dashi-Dëgjoni me kujdes njerëzit përreth. Rrugët për të arritur një objektiv mund të jenë disa, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që ju duket rruga më e shkurtër. Me pak vullnet buxhetin mund ta mbani nën kontroll.

Demi-Kuadri yjor duket favorizues sot. Marrëdhënia në çift do të jetë e qëndrueshme. Si ju ashtu edhe partneri do të mund të shpreheni më lirshëm dhe do t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Financat do të jenë goxha të mira. Sakrificat do të japin rezultatet e pritura.

Binjakët-Tregohuni më të matur dhe më të ëmbël. Kjo është formula. Është një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.

Gaforrja-Herë pas here ndiheni bosh dhe të mbyllur në vetvete. Pas disa ditësh plot tension tani keni mundësinë të qetësoheni e të pushoni sadopak. Afërdita pozitive në shenjë bën që kriza në raportet me partnerin të marrë fund një herë e mirë.

Luani-Mirëkuptimi dhe qetësia sa herë që flisni është për t’u admiruar. Për ata që janë në një lidhje, dita do të jetë e favorshme dhe e qëndrueshme. Do arrini t’i zgjidhni disa probleme që ju kanë dalë së fundmi. Në planin financiar do të arrini të mirëmenaxhoni të ardhurat dhe gjendja do të mbetet e kënaqshme.

Virgjëresha-Po lini pas me shpejtësi një periudhë të vështirë. E trishtë për disa. Sot nuk do t’ju mungojë dëshira për të bërë diçka të madhe, por kujdes, mos u entuziazmoni më shumë seç duhet. Sa i përket fushës sentimentale, ka për të qenë një ditë plot pasion.

Peshorja-Keni sot shansin për të sjellë gëzim në familje. Edhe sot do të jenë shumë të çmuara energjitë që ju vijnë nga Marsi, pasi do t’ju duhet të derdhni shumë djersë për të përfunduar një punë të lënë disi pas dore. Financat do të vazhdojnë të mbeten të ekuilibruara.

Akrepi-Jeta në çift nuk do të ndikohet aspak nga yjet, kështu që gjithçka do të varet nga sjellja juaj. Mendoni edhe për të ardhmen. Në planin financiar nuk do të gjeni dot ekuilibrin sado që të mundoheni dhe të bëni sakrifica. Por do t’ju vijnë në ndihmë familjarët.

Shigjetari-Do të keni mundësi të flisni më lirshëm dhe të merrni vendime. Do të keni nevojë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift dhe për këtë do të jeni më bashkëpunues me partnerin. Në planin financiar bëni sa më shumë kujdes dhe nga ana tjetër mos bëni gabim të merrni hua.

Bricjapi-Sot do të ndjeheni të dëshiruar dhe dyfish të kënaqur me ato që po ju ndodhin. E para se i kini dhënë fund një pune që ju ka munduar shumë dhe së dyti, një njohje e re dhe e rastësishme mund të kthehet në një histori dashurie.

Ujori-Jeta juaj në çift po duket e jashtëzakonshme. Do të ndiheni mirë dhe ndonjëherë nuk do t’ju besohet që jeni në realitet dhe jo në ëndërr. Në lidhje me financat, buxheti nuk do të jetë pozitiv, edhe pse do të përpiqeni që kjo situatë të ndryshojë.

Peshqit-Sot jeni nën ndikimin yjor të Venusit. Kuadri yjor në përgjithësi është mëse pozitiv, por që gjithçka të shkojë më së miri duhet të tregoheni edhe ju pak më shumë aktivë. Mos dëgjoni ata që ju bëjnë lajka sepse më së shumti duan t’ju shfrytëzojnë.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.