Në mbrëmjen e sontme në orën 21:00 luhet derbi i madh lokal Real Madrid-Atletico Madrid.
Në Santiago Bernabeu, Los Blancos mund të nxjerrin përfundimisht nga gara për titull Los Colchoneros pasi aktualisht diferenca në renditje është 10 pikë, por Atletico ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Reali i Madridit është në superformë dhe vjen në këtë ndeshje nga 9 fitore radhazi në të gjitha garat, ndërkohë që edhe Atletico në mesjavë mori një kualifikim të vuajtur në Champions League.
Në këtë xhiro të 17-të të La Ligas, Barcelona do të luaj në orën 16:15 në udhëtimin e Pamplonas ndaj Osasunas, në një ndeshje ku blaugranat kanë shumë mungesa. Ndeshje fantastike pritet edhe në mes Betis dhe Real Socieadad.
/Supersport.al