Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cilat pemë prodhojnë më shumë oksigjen?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Cilat pemë prodhojnë më shumë oksigjen?​

Nga
American Eye
-




Fotosinteza është një nga proceset më magjepsëse që ndodh në natyrë, një ekuilibër i përsosur midis nevojave të njerëzve dhe florës sepse ajo që ne lëshojmë (dioksid karboni) u nevojitet bimëve për të mbijetuar dhe lulëzuar. Në mënyrë të ngjashme, ajo që bimët lëshojnë (oksigjenin) është e nevojshme për njerëzit për të mbijetuar.

Por a prodhojnë të gjitha bimët të njëjtën sasi oksigjeni?

Përgjigja është jo. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e gjethes aq më shumë oksigjen prodhon një bimë.

Ndër bimët me sipërfaqe më të madhe, të cilat lëshojnë më shumë oksigjen janë bredhi, panja, ahu, pishat, lisat dhe plepat.

Por ka dhe disa faktorë të tjerë që ndikojnë të tilla si madhësia e pemës nëse ajo ka shumë gjethe ose nëse është me gjelbërim të përhershëm.

Sasia e oksigjenit e emetuar nga pemët shpesh varet nga stina në të cilën ndodhemi, pasi shumë bimë humbasin gjethet e tyre në vjeshtë dhe për këtë arsye prodhojnë oksigjen vetëm në pranverë dhe verë. Për më tepër, bimët e rritura dhe të zhvilluara lëshojnë më shumë oksigjen sesa ato të sapombjellura.

Sipas Independent, një pemë ahu i rritur prodhon oksigjen të mjaftueshëm në një vit për të marrë frymë deri në dhjetë persona.

Një studim tjetër vë në dukje se një pemë (lloj i paspecifikuar) lëshon mesatarisht pothuajse 118,000 kg oksigjen në vit duke marrë parasysh që një njeri thith rreth 9.5 ton ajër në vit dhe konsumon rreth 740 kg oksigjen, duke rezultuar se secili prej nesh do ti duheshin shtatë ose tetë pemë në vit për të marrë frymë.
 
Ja e msum dhe nje gje te re ?

Neper qytetet e shqiperise mbillet vetem blin me 5 muj gjethe dhe lakuriq dimrit.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.