Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Buzëqesh Xavi, Barcelonës i ndizet drita jeshile për merkaton

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,428
1638442123633.png

Zhvillime pozitive në Barcelonë sa i përket kapërcimit të krizës ekonomike. Pas fjalëve të dy javëve më parë të Mateu Alemany-t, drejtorit të Futbollit, se “momentalisht nuk mund të përballojmë blerjet në janar”, vjen qëndrimi ndryshe i drejtorit të përgjithshëm të klubit “blaugrana”, Ferran Reverter, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e referendumit për miratimin e financimit të “Espai Barça”: “Natyrisht që Barcelona do të mund të bëjë blerje në janar. Në janar dhe në verë. Sigurisht që do të duhet të jemi të kujdesshëm se si do ta bëjmë këtë.”

Muzikë e ëmbël në veshët e trajnerit të ri Xavi Hernandez, i cili ka kërkuar përforcime që kur mori detyrën për të ngritur nivelin teknik të skuadrës.

Sipas “Sport.es”, Xavi ka dhënë indikacione të qarta se si do të ndërhyjë në merkato. Synimi është të forcohen disa pozicione kyçe për skemën që ai preferon, sidomos krahët e mbrojtjes. Në këtë kuptim, një opsion interesant është spanjoll i Chelsea-t, César Azpilicueta. Barcelona po kërkon të arrijë marrëveshje ekonomike me klubet që kanë në pronësi Ferran Torresin (Manchester City) dhe Dani Olmon (Leipzig). E njëjta gjë vlen edhe për Timo Werner dhe Ziyech, marrëdhënia e të cilëve me Chelsean zgjat deri në qershor 2025. Një tjetër lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barçës është Karim Adeyemi, sulmues i Salzburgut, që do të mbushë 20 vjeç në janar.

Burimi: supersport.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.