Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bimët

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Bimët​



0011299.jpg

1. Asarum europaeum është një bimë që në gjuhën tonë quhet kopedan, bartlyeni, helmetun etj. Kryesisht përdoret si "bar Shëngjergji". Në Marec, lidhur me këtë bimë, ekziston bestytnia se kjo bimë mbron nga qeniet e këqija. Ja si është tregimi në origjinal:
"Dy shtriga ishin kan'nisë me hangër ni fmi. Kur hynë n'aborr, hetuen se kalit i kish pas met n'thunër do helmetun. Si e panë kit bari ikën, se ku ka helmetun nuk muj'bajnë keq."

72468254_452544988945896_754831542970220544_n.jpg
2. Gështenja, ndryshe në popull quhet kshtajë, kështajë. Arbreshët e Zarës e quajnë maron. Në rrethin e Strugës është zakon që natën, kur të hyjë dhëndëri, në darkën e parë me nusen, përveç ushqimeve tjera, të ketë edhe 7-8 kokrra gështenja të ziera a të pjekura. Nëse nusja nuk bën fëmijë, atëherë ajo zgjohet te ndonjë gështenjë dhe lutet për të qenë fertile. Ndërsa për ditën e Shëngjergjit dilet në pyll në të ashtuquajturat "panagjire të gështenjave" në shenjë gëzimi për ditët e bukura pranverore dhe me dëshira për verë të frytshme.


00711-14.jpg
3. Qershija, nuk bën të prehet ngase në këtë botë paska ardhur me njëqind besa. Ajo bën me u përdorë vetëm për urë dhe vig, për shpi kurrë. Kjo bindje ekziston në Llap, ndërsa në Tepelenë, ditën e vitit të ri dhe në ditën e ujit të bekuar, hidheshin në zjarr bisqet, copat e shkopinjtë e qershisë, ndërsa hiri i tyre hidhet më pastaj në vreshta.

kranies 1.jpg
4. Thana - Në shumë vise besohet se thana është bimë e mallkuar nga ana e Profetit, ngase e ka penguar atë përderisa ai kishte tentuar të ikte nga çyfarrët. Ai i kishte thënë thanës: e para lulofsh, e mrama i piqsh, dru kurrë mos u bofsh!.
Në rrethin e Strugës dhe Kërçovës për Ditën e verës (14 mars), në hyrje të shtëpive dhe kasolleve të bagëtisë vihen rrema thanash. Në mëngjes herët, të nesërmen i pari që zgjohet nga gjumi, i merr rremat e thanës dhe me to zgjonë nga gjumi anëtarët tjerë, duke filluar nga më i riu i familjes, dhe duke uruar "si thana qi asht e fortë ashtu tëi t'jesh i fortë, si thana qi ka shpërthy, ashtou tëi shpërthejsh". E tëra kjo bëhet që anëtarët e familjes vitin e ardhshëm të jenë më të shëndetshëm, më të fortë dhe fatlumë.

FTOI 60_n.jpg
5. Ftoi, Në shumë vende të Kosovës natën e Shëngjergjit dredhin penj të bardhë e të kuq, i lënë tërë natën në degë të ftoit ose edhe të kaçës, të nesërmen i marrin dhe ua vëjnë djemve dhe vajzave në qafë, ngase e kuqja dhe e bardha simbolizojnë shëndetin.



αρχείο λήψης (1).jpeg
6. Daucus carota
L. Bimë e cila në gjuhën shqipe quhet karotë, në disa vende të banuara me shqiptarë quhet edhe lulenjerëzie, luleperde, lulemarrje, lule e marrës, lulebereçeti, luleturpi etj. Emërtimi i kësaj bime vjen nga bestytnia duke u bazuar në pjesën qendrore të lules e cila është me ngjyrë të zezë.


Agroweb
 
Bimët


Ahu_i_Svircës.jpg
1. Ahu
, në Llap e preferojnë si mriz hijen e ahut, sepse ekziston bindja se "e ka hijen e shndoshë dhe ahin nuk e vret reja".


images.jpeg
2. Fiku, është interesante se në Myzeqe, në ditën e lehonisë, gruaja që nuk kishte gji shkonte bashkë me një shoqe me fëmijë, te një fik. Gruaja lehonë kapte degën e fikut ndërsa shoqja e pyeste: Çfarë tund? Lehona përgjigjej: "Un tund fikun, fiku tund dheun, dheu tund detin, deti bie bulmetin (qumështin e gjiut).


αρχείο λήψης (2).jpeg
3. Frashëri, Shumëkund besohej se frashëri ka fuqi magjike për të absorbuar shikimin "e syrit të keq", prandaj nga ky dru u bënin fëmijëve krahosha apo m'syshe që u vareshin me dyll në flokë. Po për të njëjtin qëllim edhe zgjedhat i bënin nga i njëjti dru.

αρχείο λήψης (3).jpeg
4. Shpendra, shumëkund quhet edhe shpinël, kukuretë, kukuraqe, kukurek, taçe, kolonec, vuzhë, verboz, shpendve, etj. Në anën e Strugës Ditën e verës fëmijët dalin në fushë për të mbledhur lule dhe shpendra. Luleve u marrin erë, kurse shpendrat i përdorin për t'i fërkuar sytë, që t'i kenë të shëndoshë, meqë besohet se kjo barishte i mbron ato.
Në Kosovë fëmijët sjellin nga fusha përplot buqete të shpendrës dhe i stolisin shtëpitë dhe oborret në shenjë gëzimi për kthimin e ditëve të nxehta dhe të gjelbërimit.

arra-e-verdh-euml-pastron-gjakun-zbut-reumatizmin_hd-780x439.jpg
5. Arra, në shumë vende besohet se nuk është mirë të mbillet, ngase kur bëhet e gjerë sa koka e atij që e mbolli, ai vdes. Në Llap besohej se "nder arrë nuk asht mirë me flejt, as me nejtë e as bunar ngat saj me ba. Edhe në rrethin e Kërçovës ekzistojnë bestytnitë që i përkasin anës dhe ato zakonisht i mbjellin pleqtë ngase nji i ri nouk bon ta mjelli, se kour të rreitet arra e të trashët sa qafa e atij qi e ka mjellë, qatherë vdes ai". Ka gjasa që këtë bestytni ta kenë përhapur maqedonët dhe serbët, ngase ata vet e mbjellin me dorën e tyre. Përndryshe arsyeja do të ishte ngase arra në njëfarë mënyre është "pompë natyrore" dhe nga thellësitë e mëdha e thith ujin. Kështuqë në kohën e thatësirës, vendi ku ndodhet bima e arrës ka lagështi natyrore. Këtë e dijnë popujt tjerë.
Në Myzeqe, me gjethet e njoma të arrës shtronin dyshek që t'i largonin të ligat nga trupi dhe të jenë të shëndetshëm e ta kalojnë verën si gjethja e arrës. Këtë e bënin në muajin maj.


αρχείο λήψης (4).jpeg
6. Molla, edhe me mollën lidhen mjaft bestytni. Njëra nga do është molla e dasmës. Merrej molla në shtëpi të nuses dhe bartej gjer në shtëpi të dhëndërit. Në oborrin e tij hudhej, dhe ai që do ta kapte atë mollë, mendohej se do ta përcjellte fati e lumturia. Në kaptell të djepit gdhendeshin molla, qershia e frutat tjera, të cilat kishin domethëniet magjike që tregonin se fmija t'jetë i shnoshë si molla, i hjeshëm si kukrra e çurshisë, ndërsa të njëjtat motive mund t'i hasnim edhe te arkat e nuseve, që ato të kenë sa ma shum thmi t'shnoshë e t'hieshëm si pem't. Në Myzeqe të vdekurit i viheshin mollë ndër duar që t'ua japë fëmijëve që e presin në të andejshmën kur të vejë. Rëndom mollët i jepte një nënë zemërdjegur që i kanë vdekur fëmijët e saj, e cila vajton me zë dhe e porositë që t'ua japë fëmijëve të saj në atë botë.

Agroweb
 
Bimët

91629.jpg
1. Neottia nidus-avis Rich, në gjuhën shqipe quhet neoti, bar'ethç, ethç, ethc, ethacak, hethacak etj. Nga emertimi shihet se në shumë vende besohet se nëse i jipet bagëtisë kjo bimë për Shëngjergj, i shtin gjanë të ethën çpejt. Borziloku, ndryshe quhet edhe vasilikon, fesligen selfen, sefian, sefergjen, busule, lul'bojsilek, fesilgjen etj. Në Myzeqe besohej dhe ishte zakon që pasi të rregullohej i vdekuri, i vihej nën krye jasteku i mbushur me borzilok që të pushonte me erën e këndshme të kësaj bime. Pas disa ditësh rrobet e të vdekurit laheshin dhe pastaj spërkateshin me ujë borziloku.

Në ditën që, për së dyti, martohej burri ose gruaja, e spërkaste varrin e ish partnerit me ujë borziloku që të mos dëshpërohej për martesën që po e bënte i shoqi ose e shoqja.

vaj-ulliri-750x500.jpg
2. Ulliri, E ka hijen e Zotit, e nuk bahet lugjat. Në Myzeqe besonin se ulliri është pemë e bekuar nga perëndia ngase jep vajin për ushqim dhe krezm (vaj i shenjtë). Dega e ullirit futej në varr të njeriut, të mos bëhej kokuth (lugjat), ngase pranë e ka hijen e zotit, që lufton ngjalljen për kokuth. Në Berat, për ditën e Shëngjergjit nëpër shtëpi e kasolle të bagëtisë vënin degë ulliri.

subshrub-ononis-spinosa-l-species-perennial-plant-family-fabaceae-73780740.jpg

3. Ononis spinoza L, kalmuthi. Ndryshe quhej edhe nevestër, ferribujkë, lamuth, caboketh, therranuse, ferrënuskë, gjuhënuse, therrë (thue) mace, barlugati, cronikth, etj. Rrënja e kësaj bime vendosej mbi derën e shtëpisë, ngase besohej se mbron për mos me hi lugati. Gjembi i bimës qepej nëpër tesha që baheshin përçdo ditë - shko ku t'duesh, se s'ki frigë ma pej lugati. Kjo bestytni ishte më dominuese në Klinë dhe rrethinë.

αρχείο λήψης (5).jpeg
4. Kumbulla, në rrethin e Kërçovës, të Llapit dhe në disa vende të tjera, besohet se nëse femra e han frutin "binjak" të kumbullës lind fëmijë binjakë.

1-26.jpg
5. Shega, te shqiptarët e Çamërisë vjehrra ia jipte nuses një kokërr shege, të ndarë në katër pjesë, të cilat nusja i përplaste me forcë në mur, që kokrrat të shpërndaheshin.


αρχείο λήψης (6).jpeg
6. Gjineshtra skurre e vogël, me degë të holla e të gjata, me gjethe të rralla, të vogla e
heshtake, me lule të verdha, në trajtë vileje e me erë të këndshme, që lidh si
fryt një bishtajë; degët e kësaj bime që përdoren për të thurur ose për të nxjerrë një fije të fortë. Degë gjineshtre. Lule gjineshtre. Lesë prej gjineshtre. Thasë prej gjineshtre.


Agroweb
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.