Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bilokacioni

U

Universal

Guest
biloca10.jpg


Bilokacioni (lat. bi- dy; locatione-s - vend) është aftësia mbinatyrore e hamendësuar e një njeriu për të qenë njëkohësisht në dy vende (të ndryshme).

Bilokacioni besohet të jetë përjetuar dhe madje ushtruar me qëllim, nga mistikët, ekstatikët, dhe magjistarët e përzgjedhur. Edhe shenjtorët e krishterë dhe murgjërit thuhet ta kenë ushtruar bilokacionin.

Kjo dukuri në kishën katolike i vishet shenjtorëve të saj. Kjo shpjegohet me dëshirën e flaktë të njeriut për t´u bërë mirë të tjerëve, saqë ai mund të kryente detyrën e ngarkuar në një vend dhe në tjetrin të ishte po ashtu i pranishëm.

Ndër ta përmendet Shën Antoni i Padovës, Shën Ambrozi i Milanos, Shën Severi i Ravenës, Shën Drogo, Martín de Porres dhe Padre Pio i Pietrelçinas.

Një rast i ushtrimit të bilokacionit është ai i Shën Alfons Maria de Liguorit, në vitin 1774 i cili raportohet të jetë parë pranë shtratit të Papa Klementit XIV që po vdiste, ndërsa në të vërtetë ai ndodhej në qelën e tij katër ditë-rrugë larg.

Një histori tjetër e vitit 1668 flet për murgeshën katolike Maria de Agreda, që iu shfaq indianëve të Amerikës 500 herë në një vit, duke rrëshqitur në ajër, ndërsa ajo ndodhej në Meksikë.

Tregohet gjithashtu që filozofi Emanuel Svedenborg e zotëronte aftësinë e bilokacionit. Okultisti anglez Alaister Krëouli raportohet të ketë pasur këtë aftësi, megjithëse ai nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte në këtë kohë.

Gojëdhënat islandeze po ashtu rrëfejnë për luftëtarë që binin në një gjendje gjumi (të ashtuquajtur trans) dhe shfaqeshin mijëra kilometra larg në fushë-betejë.

Disa guru indianë tregohet të kenë qenë në disa vende në të njëjtën kohë zgjuar, ose janë parë duke fjetur ndokund ndërsa në vendin tjetër ishin zgjuar dhe aktivë.

Disa tekste po ashtu shfaqin dukurinë e të qenit në më shumë se një "kopje" në vende të ndryshme.

Disa njerëz (si Robert Peterson) besojnë të ushtrojnë projeksionin yjor (apo kryerjen e një PJT) përshkruajnë se janë në më shumë se një vend njëkohësisht.

Eksperimentet e studiuesve Hal Puthof e Rasell Targ, të viteve 1980 tregojnë se projeksionet yjore apo udhëtimet jashtë trupit, të quajtura "vëzhgime në largësi" ishin të vërteta dhe të përsëritshme edhe nga njerëz të zakonshëm.

Teoria e përgjithshme e pranuar shkencore e fizikës nuk dëshmon asnjë mekanizëm me te cilin bilokacioni i sendeve makroskopike të jetë i mundshëm.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.