Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bardhyl Londo

Hera

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,800
BARDHYL LONDO
(1948-2022)

132793.jpg



Bardhyl Londo është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Bardhyl Londo studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Shkrimtari Bardhyl Londo ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi u bë i ditur nga akademiku Vasil Tole, i cili shprehet se “me hidhërim mësuam se zemra e mikut dhe shkrimtarit të shquar Bardhyl Londo sapo ndali. Një kaba përmetare po vajton për të”. Akademia e Shkencave të Shqipërisë thekson se “ndarja e poetit Bardhyl Londo nga jeta është një humbje e madhe për bashkësinë e shkrimtarëve dhe artistëve, botën akademike, për familjen dhe të afërmit”. Kryesia e Akademisë së Shkencave shprehu ngushëllimet dhe mbajti një minutë zi në sallën “Aleks Buda” para nisjes së veprimtarive të saj.
 

TETOR TIRANAS​


Na jane mbaruar fjalet.
Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
C’te bejme?
te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
ne pallat te Kultures?
Tavoline e zakonshme
tej dritares qyteti vishet ne muzg.
nje gote uje per te dy,
kafja jote mbetur pergjysme,
imja pire me fund.
pergjysme, pergjysme, pergjysme,
fjala,
buzeqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
perjetesisht nga takimi.
Sa here t’i puthja syte e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohe e ashper :
Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
te ndare na duhej te vdisnim
 

REQUIEM​


Pasi i hengren te gjitha banketet
Pasi i shijun te gjitha presidiumet,
Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt,
Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit,
Befas nje mengjes folen krejt ndryshe:
Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.

Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve,
titujve, udhetimeve...
Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor:
pertyppeshty, peshtypertyp...

Zoti te ruajt, demokraci!
 

LETER POPULLIT TIM​


Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.

Ku po shkon kete fundshekull?

Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c'enderr hyn, valle naten,
nga c'enderr ne mengjes, valle del?

Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.

Lerme te t'i puth syte serish
S
E
R
I
SH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.

T putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.

Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?

Kudo shkofsh me merr me vete.

Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.


Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit.

Firma : Bardhyl Londo
Nendor 1990. E merkure.
 

BILANC​


Fitimtaret-
fitimtare.
Te mundurit-
te mundur ne perjetesi.
Ne qofte keshtu
mos na ardhsh kurre demokraci !



NA JANE MBARUAR FJALET​


Na jane mbaruar fjalet.
Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
C'te bejme?
te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
ne pallat te Kultures?
Tavoline e zakonshme
tej dritares qyteti vishet ne muzg.
nje gote uje per te dy,
kafja jote mbetur pergjysme,
imja pire me fund.
pergjysme, pergjysme, pergjysme,
fjala,
buzeqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
perjetesisht nga takimi.
Sa here t'i puthja syte e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohe e ashper :
Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
te ndare na duhej te vdisnim.
 

REMINACION​


- Mikut tim V.K. qe keto dite ish ne reaminacion-

Ku po shkon keshtu fundshekull i cuditshem?
Lindjeperendim, Perdndilindje. Perendolind. Lindperendo.
iluzione qe vyshken, iluzione qe lindin per t'u vyshkur
Iluzionet?
R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.
Si po vdes keshtu fundshekull i krisur?
Vdes apo vdekjen sfidon?
Me c'rekuiem te Bahut ta percjellim murinn e Berlinit?
Rekuiemet?
Re mi nacion.

Si po ndahesh keshtu fundshekull tragjikomilk?

A duhet te besojme vertet se ulliri, gjelberon)
Mbi harten e Evropes si mbi nje tabele shahu
ekzaltime demokracish
Shah. Mat. Shahmat. Matshah,
Remi nacion.

Si po per6ndon keshtu fundshekull Hamlet.?
Evropa u hap "Rilindja" u mbyll,
Largime ushtrish- Palestina gjakon.
Portat e Brandeburgut, Qafeprush, KSBE, emigrant kllapi
Rripi I Gazes
segregacion
Fundshekull
shtetbashkues
Fundshekull
re
mi(njsh) nacion alshovinistesh.

r Re - mi - - na - ci - on

Eja dalim nje fotografl, fundshekulli im.
Me degen e ullirit- Me thiiken qe gjakon.
Ke a s'ke zemer t,. fundshekull'i im?


Fundshekull
Pa
R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.
 

ATDHEU ESHTE DHIMBJE​


Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!


DEMOKRATET POPULISTE​


Fryjne ererat. Perjet kane fryre keshtu.
Ku mbaron valle muzika? Ku fillon zhurma?
Ne kryqezim te koherave, nje pikepyetje e madhe
pergjon e
ngaterruar
ku mbaron populli, ku fillon turma?

Ja, dolen populistet demokrate,
dallge ku perzihet uji dhe shkuma.
Populli rri serioz, i heshtur, i matur,
Shakara pa kripe mbllacit turma

Dhe nisin tiradat, nisin zhargonet,
burokracia eshte si lopa, demokracia si vetura.
Populli ul koken poshte i skuqur nga turpi,
"I madh", "i madh", cirret turma.

Fryjne erera. Mirefryfshi erera!
Kush ka veshe e dallon muziken nga zhurma.
Koha ime, beju sa me pare popull,
larg, koha ime, larg nga turma.

Nendor 1990
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.