5 gjërat që nuk duhen humbur kur vizitoni Përmetin
Sa herë që dikush na pyet se cilin vend në Shqipëri kemi shijuar më shumë, përgjigjja jonë është Përmeti! I ndodhur mes qyteteve të njohura si Saranda, Gijrokastra apo Korça, gjeni këtë qytet të vogël shqiptar. Megjithatë, nuk duhet ta nënvlerësoni “qytetin e trëndafilave”. Përmeti, me popullsinë e tij prej 13.000 banorësh, mund të mos ketë euforinë e një qyteti të madh, por ofron një natyrë që të le pa frymë.
Ndodhet në fund të malit madhështor i quajtur Mali i Dhëmbelit në një luginë të bukur, buzë lumit të egër Vjosë. Në këtë zonë, ju mund të shihni diversitetin e pasur të Shqipërisë pa udhëtuar larg: kodra të buta të rreshtuara me vargmale të mrekullueshme malore, biodiversitet të pyjeve, të rrethuar nga livadhe me lule, lumenj të zhurmshëm që rrjedhin pranë burimeve termale, ndërtesa historike dhe ushqime të mrekullueshme. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, njerëzit më të sjellshëm që ekzistojnë.
Për shkak të peizazhit të tij të larmishëm, Përmeti tërheq entuziastë të aktiviteteve në natyrë dhe të alpinizmit, si dhe urbanët që kërkojnë qetësi nga jeta e zhurmshme e qytetit. Për të marrë një pushim nga përditshmëria juaj, Përmeti është vendi ku duhet të jeni!
Mund të bëni një zhytje relaksuese në burimet e ngrohta ose një hedhje frekuese në Vjosë, shëtitje, ecje në malore me biçikletë ose rafting, të vizitoni vendet kulturore ose të eksploroni ushqimin e pjatave tradicionale. Përmeti të rrëmben! Është e vërtetë ajo që thonë vendasit: “Me përjashtim të detit, Përmeti ka gjithçka”.
Për të zbuluar shumëllojshmërinë e thesareve të fshehura të Përmetit, mund të kaloni lehtësisht javë të tëra në këtë zonë. Ne u përpoqëm ta kufizojmë atë në 5 vendet kryesore që patjetër duhen parë!
Përmet
- Eksplorimi i qytetit
- Zhytja në burimet termale natyrore të Bënjës (Llixhat e Bënjës)
Larja në pishina me squfur është relaksuese dhe ka efekte pozitive shëndetësore. Me një temperaturë uji që varion nga 26-32 °C, burimet mund të ndihmojnë me sëmundjet kronike reumatike dhe kardiovaskulare, sëmundjet e stomakut dhe problemet e lëkurës. Mjekët rekomandojnë të qëndroni në ujë të ngrohtë për të paktën njëzet minuta. Pishina më e madhe dhe më e thellë ndodhet pikërisht jashtë urës. Këtu mund të notoni, të uleni nën ujëvarën buzë lumit ose të shijoni një BBQ në terrenin përreth.
Ju sugjerojmë të ecni lart lumit në kanionin e Lëngaricës për rreth 2.5 kilometra nëse ndiheni më aventurier. Në atë shëtitje piktoreske, nuk do të hasni vetëm në pishina të tjera termale, por do të shihni edhe shkëmbinj magjepsës të gdhendur nga uji si dhe shpella. Në disa prej tyre, madje mund të zbuloni disa piktura murale parahistorike.
- Hiking në parkun kombëtar
Ujëvara e Sopotit
Një shëtitje e shkurtër por mahnitëse që përfundon në një kaskadë të zhurmshme.
Maja e Dhëmbelit
Turneu i gjatë dhe në këtë mënyrë mjaft sfidues, shpërblen me pamje mahnitëse të luginës.
Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës
Ky park kombëtar quhet edhe “mushkëria e Shqipërisë”. Bukuria e tij përbëhet nga pemë shekullore. Ka shumë shtigje në të cilat mund të eksploroni këtë zonë të mbrojtur.
Zagoria-Lugina
Ky udhëtim shumë-ditor ju nxjerr nga rruga e rrahur. Peizazhi gati përrallor eksplorohet më së miri gjatë qëndrimit në një nga bujtinat e shumta. Shkathtësitë e gatimit të mikpritësve e bëjnë atë një udhëtim kulinar.
Përmet
- Rafting në Vjosë
- Vizita e kishave historike
Nuk duhet të humbisni gjithashtu kishën me kryq në shesh, Kosina e Shën Mërisë, dhjetë kilometra në veri të Përmetit. Pjesa e jashtme e saj është mahnitëse pasi ka mure me tulla me ngjyrë të kuqe si mozaik. Ju mund ta dalloni këtë lloj arkitekture edhe tek Kisha Shën Triadha, një pamje e famshme në Berat, që duket e ngjashme. Ne, megjithatë, do të thoshim se ajo e Përmetit është më e bukur.
Banjat e Bënjës,
PËR NE
Ne jemi Thomas dhe Regina, një çift austriak që udhëtojnë nëpër botë me furgonin tonë “edelweiss”. Shqipëria na ka vjedhur zemrat. Ne shëtitëm për tre muaj nëpër këtë vend të larmishëm dhe të bukur dhe ramë në dashuri me njerëzit jashtëzakonisht të sjellshëm, ushqimin e shijshëm dhe peizazhin mahnitës. Në Përmet qëndruam tre javë, koha më e gjatë që kemi kaluar deri më tani në një vend. Instagram: @edelweiss.on.the.road
Edelweißspitze
©copyright Botuar në BORDO, Mars 2022