Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 përftimet shëndetësore nga konsumi i ujit, menjëherë pas zgjimit në mëngjes

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

10 përftimet shëndetësore nga konsumi i ujit, menjëherë pas zgjimit në mëngjes​



agro.png



Përfitimet e ujit të pijshëm janë të shumta. Sipas ekspertëve, ky lëng jetik duhet të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës për të ndihmuar trupin të funksionojë siç duhet.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve, për të marrë përfitimet më të mëdha nga uji i pijshëm, është e nevojshme që burrat të konsumojnë rreth tre litra ujë në ditë dhe gratë rreth 2,7 litra.
Kjo do të balancojë trupin tuaj, megjithatë ky nuk është avantazhi i vetëm! AgroWeb iu njeh me 10 përfitimet e konsumit të ujit esëll në mëngjes.

Përmirëson gjendjen e lëkurës:

Ndër përfitimet kryesore të konsumit të ujit esëll në mëngjes është një përmirësim i dukshëm i lëkurës tuaj. Ai ndihmon duke larguar shpejt toksinat nga trupi dhe i jep lëkurës tuaj hidratimin që i nevojitet.

Hidraton trupin:

Sipas ekspertëve konsumi i ujit menjëherë pas zgjimit në mëngjes, ndihmon trupin të marrë të gjitha vetitë e këtij lëngu dhe të hidratohet.

Humbisni peshë më lehtë:

Kjo ndodh sepse konsumi i ujit me stomakun bosh ose para çdo vakti, mund t’ju ndihmojë të përjetoni një ndjenjë më të madhe të ngopjes.
Gjithashtu, nëse pini ujë pasi zgjoheni, metabolizmi juaj do të përshpejtohet deri në 24%, gjë që do të përmirësojë procesin e tretjes.

Flokët do të shkëlqejnë:

Uji përfaqëson 25% të peshës së flokëve, kështu që duke reduktuar konsumin e ujit flokët priren të bëhen delikate dhe të brishta.
Pini ujë në mëngjes dhe shihni se si ai përmirëson pamjen e flokëve tuaj në një kohë të shkurtër!

Parandalon gurët në veshka:

Shkenca ka konfirmuar se pirja e ujit me stomakun bosh parandalon, në shumicën e rasteve, formimin e gurëve në veshka, pasi hollon acidet që shkaktojnë formimin e tyre.

Forcon sistemin imunitar:

Konsumi i ujit do të ndihmojë të largoni toksinat nga stomaku dhe gjithashtu të gjeni një ekuilibër në sistemin limfatik.
Ky zakon do të bëjë që sistemi limfatik të jetë mjaftueshëm i fortë për të ndihmuar sistemin imunitar dhe për të parandaluar infeksionet e mundshme.

Zvogëlon urthin:

Nëse vuani nga urthi dhe dispepsia kronike, mos hezitoni të pini ujë para çdo vakti, por sidomos pas zgjimit.
Këto dy shqetësime shkaktohen nga shtimi i acideve që grumbullohen në ezofag dhe uji do të ndihmojë në largimin e aciditetit dhe hollimin e tij në mënyrë natyrale në stomak.

Parandalon dhimbjen e kokës:

Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes kronike të kokës është dehidrimi, prandaj konsumi i mjaftueshëm i ujit është këshilla e parë që jepet.

Eleminon toksinat:

Pirja e ujit me stomakun bosh konsiderohet si një nga metodat më efektive për të eliminuar toksinat e tepërta në trup, veçanërisht nga zorrët.

Siguron qartësi mendore:

Qartësia mendore pas zgjimit është një nga përfitimet e mëdha të pirjes së ujit në mëngjes. Kjo pasi hidratimi i duhur shoqërohet me funksione dhe performancë më të madhe mendore. Sasia minimale e ujit që rekomandohet për të pirë pas zgjimit në mëngjes është një gotë./ AgroWeb


Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.