Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 Fituesit e fundit te çmimit Nobel ne Letersi dhe librat e tyre me te mire

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,764

10 FITUESIT E FUNDIT TË CMIMIT NOBEL NË LETËRSI DHE LIBRAT E TYRE MË TË MIRË!​



Capture.jpg


Cmimet Nobel në letërsi shpesh herë gjejnë kontestime tek lexuesit dhe ka kritika të tilla që gjithnjë e më shumë ky cmim po kalon në nivel surprizues. Ka ndodhur që fituesit të jenë autorë pak të njohur, ose pak të lexuar, ndonëse artistikisht me vlera të larta.

A i njihni 10 autorët e fundit që kanë fituar cmimin Nobel në letërsi, ose a keni lexuar ndonjë libër prej tyre?

Mëposhtë po listojmë fituesit 2011 – 2020 dhe librat e tyre më të mirë me gjithë përkthimet në shqip:

  1. Tomas Tranströmer – Fitues i cmimit Nobel në letërsi në vitit 2011 me motivacionin: “sepse, përmes imazheve të tij të kondensuar, të tejdukshëm, ai na jep qasje të re në realitet”. Librat e tij më të mirë: “The Half-Finished Heaven”, “Windows and Stones“, “Baltics”. Përkthime në shqip: “Qiell i lene pergjysme”, “Enigma e madhe”.
  2. Mo Yan – Fitues i cmimit Nobel në letërsi në vitit 2012 me motivacionin: “i cili me realizmin haluçinant bashkon përrallat popullore, historinë dhe bashkëkohoren”. Librat e tij më të mirë: “Red Sorghum Clan”, “The Republic of Wine”, “Life and Death Are Wearing Me Out”. Përkthime në shqip: “Klani i Sorgunit te kuq”, “Bretkosa”.
  3. Alice Munro – Fituese e cmimit Nobel në letërsi në vitit 2013 me motivacionin: “mjeshtre e tregimit bashkëkohor”. Librat e saj më të mirë: “Carried away”, “Dear life”, “Runaway”. Përkthime në shqip: “Kaq shumë lumturi”, “Armik, mik, i dashur”, “E shtrenjta jetë”, “Virgjëresha shqiptare”.
  4. Patrick Modiano – Fitues i cmimit Nobel në letërsi në vitit 2014 me motivacionin: “për artin e kujtesës me të cilin ai ka evokuar fatet më të papërcaktueshme njerëzore dhe zbuluar botën e jetës së pushtimit”. Librat e tij më të mirë: “Missing person”, “Dora Bruder”, “The Occupation Trilogy”. Përkthime në shqip: “Aksident natën”, “Bari i netëve”, “Dora Bruder”, “Falja e dënimit”, “Lulet e rrënimit”, “Në kafenenë e rinisë së humbur”, “Qeni i pranverës”, “Rruga e dyqaneve të errëta”.
  5. Svetlana Alexievich – Fituese e cmimit Nobel në letërsi në vitit 2015 me motivacionin: “për shkrimet e saj polifonike, një monument i vuajtjes dhe guximit në kohën tonë”. Librat e saj më të mirë: “Vices from Chernobyl”, “Secondhand Time: The Last of the Soviets”, “The Unwomanly Face of War: An Oral History of Women in World War II”, “Zinky boys”. Përkthime në shqip: “Zëra nga Cernobili”, “Lufta nuk ka fytyrë gruaje”, “Lutja e Cernobilit”, “Kohë e dorës së dytë”.
  6. Bob Dylan – Fitues i cmimit Nobel në letërsi në vitit 2016 me motivacionin: “për krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda traditës së madhe të këngës amerikane”. Përkthime në shqip: “Strehë nga stuhia”.
  7. Kazuo Ishiguro – Fitues i cmimit Nobel në letërsi në vitit 2017 me motivacionin: “i cili, në romanet me forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën nën sensin tonë iluziv të lidhjes me botën”. Librat e tij më të mirë: “An Artist of the Floating World”, “The Remains of the Day”, “Never let me go”. Përkthime në shqip: “Mos më lër të shkoj”, “Dita e mbetur”, “Artist i botës fluturake”, “Gjigandi i fjetur”, “Dritë e zbehtë mbi kodra”.
  8. Olga Tokarczuk – Fituese e cmimit Nobel në letërsi në vitit 2018 me motivacionin: “për një imagjinatë narrative që me pasion enciklopedik përfaqëson kalimin e kufijve si një formë e jetës”. Librat e saj më të mirë: “Primeval and Other Times”, “Flights”, “Drive Your Plow Over the Bones of the Dead”, “The Books of Jacob”. Përkthime në shqip: “Shtërgjet”, “Sonatë për shumë tamburë”, “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve”.
  9. Peter Handke – Fitues i cmimit Nobel në letërsi në vitit 2019 me motivacionin: “për një vepër me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”. Librat e tij më të mirë: “A sorrow beyond dreams”, “The goalie’s anxiety at the penalty kick”, “The moravian night”. Përkthime në shqip: “Mëngjarashja”, “Një brengë përtej ëndrrave”, “Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur”, “Ankthi i portierit përpara penalltisë”, “Letër e shkurtër, lamtumirë e gjatë”.
  10. Louise Gluck – Fituese e cmimit Nobel në letërsi në vitit 2020 me motivacionin: “për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”. Librat e saj më të mirë: “The Triumph of Achilles”, “The Wild Iris”. Përkthime në shqip: Nuk ka.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.